Vazhdojnë sulmet me raketa të terroristëve kundër Alepos në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90245-vazhdojnë_sulmet_me_raketa_të_terroristëve_kundër_alepos_në_siri
Burimet e sigurisë së Sirisë kanë njoftuar për sulmin me predha të grupeve terroriste në dy qyteza në rrethinën e qytetit Alepo ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur 15 civilë sirianë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 17, 2019 08:11 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet me raketa të terroristëve kundër Alepos në Siri

Burimet e sigurisë së Sirisë kanë njoftuar për sulmin me predha të grupeve terroriste në dy qyteza në rrethinën e qytetit Alepo ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur 15 civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupet terroriste dje kanë sulmuar me predha qytezat Al-Xhamilije dhe Al-Hamdanije në rrethinën e qytetit Alepo në veri të Sirisë ku si pasojë janë vrarë shtatë civilë sirianë dhe janë plagosur tetë persona të tjerë. Grupet terroriste edhe të premten e kaluar kanë sulmuar disa rajone të qytetit Alepo duke hedhur predha ku si pasojë janë vrarë tetë civilë sirianë dhe janë plagosur disa të tjerë. Në zonat perëndimore të Alepos së Sirisë akoma veprojnë grupet terroriste nën mbështetjen e Turqisë të cilat në mënyrë të përditshme po kryejnë sulme me predha kundër këtij qyteti. Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre me qëllim të ndryshimit të ekuacioneve të rajonit të Lindjes së Mesme në favor të regjimit sionist.