Moska e zemëruar nga plani turko-amerikan në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90262-moska_e_zemëruar_nga_plani_turko_amerikan_në_siri
Qasja e Rusisë në verilindje të Sirisë mbetet e pandryshuar dhe ajo mbështet sovranitetin e Sirisë në këtë rajon, si dhe dialogun midis Damaskut dhe kurdëve në veri dhe lindje të vendit, tha zëdhënësja Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2019 17:22 Europe/Tirane
  • Moska e zemëruar nga plani turko-amerikan në Siri

Qasja e Rusisë në verilindje të Sirisë mbetet e pandryshuar dhe ajo mbështet sovranitetin e Sirisë në këtë rajon, si dhe dialogun midis Damaskut dhe kurdëve në veri dhe lindje të vendit, tha zëdhënësja Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara filluan këtë javë përpjekjet për të krijuar një qendër të përbashkët operacionesh në Turqi për krijimin e një "zone sigurie" në Sirinë verilindore, për të cilën Turqia thotë se është thelbësore për sigurinë e saj kombëtare. "Përpjekjet për të izoluar Sirinë verilindore janë shqetësuese " tha Zakharova në konferencën javore për shtyp. "Qasja e Rusisë për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Si më parë, ne mbështesim përpjekjet për të krijuar një stabilitet dhe siguri afatgjatë në verilindje duke rivendosur sovranitetin e Sirisë dhe duke vendosur një dialog të frytshëm midis Damaskut dhe kurdëve si pjesëtarë të popullit sirian"- tha ajo. "Rusia mbetet e përkushtuar në memorandumin e Soçit të 17 shtatorit 2018 për krijimin e një zone të çmilitarizuar," tha Zakharova. "Sidoqoftë, kjo nuk duhet të përdoret si një justifikim për të mbrojtur terroristë të kualifikuar si të tillë nga Këshilli i Sigurimit i OKB. Shpresojmë që partnerët tanë turq gjithashtu do t'i përmbahen rreptësisht angazhimit të tyre në këtë memorandum", shtoi ajo. Siria tashmë ka refuzuar marrëveshjen SHBA-Turqi si një "agresion të hapur" kundër tërësisë territoriale të vendit dhe një "shkelje flagrante" të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së KB.