OBI: Kodsi është kryeqytet i Palestinës
OBI edhe një herë ka theksuar qëndrimin e saj se Kodsi është kryeqytet i Palestinës.
Sipas një njoftimi të agjencisë Ahad të lajmeve, OBI edhe një herë ka shprehur qëndrimin e saj se Kodsi është kryeqytet i Palestinës. Kjo organizatë ka nxjerrë një deklaratë për mediat në përvjetorin e djegies së xhamisë Al Aksa ku thekson se kjo ditë është pasuar me shtimin e sulmeve të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa dhe vendeve të shenjta, bllokimin e futjes së besimtarëve myslimanë në xhami dhe ofendimin e saj nga kolonët sionistë. Deklarata edhe një herë përmend vazhdimin e gërmimeve përreth xhamisë Al Aksa që kanë për qëllim ndryshimin e demografisë së qytetit Kods dhe prishjen e xhamisë Al Aksa, veprim që bie ndesh me ligjet dhe rezolutat e OKB. OBI e cilësoi të domosdoshme ruajtjen e trashëgimisë njerëzore në Kods dhe respektimin e simboleve islame dhe të krishtera në këtë qytet dhe theksoi se lidhja e myslimanëve nga e gjithë bota me xhaminë Al Aksa është e përhershme.