Forcat jemenase avancojnë në veri-perëndim të vendit
Lëvizja Ansarullah ka avancuar në luftimet e saj kundër forcave të varura nga qeveria e dorëhequr e Jemenit kryesisht në veri-perëndim të Jemenit, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh mercenarësh sauditë në provincën Hexha.
Agjencia IRNA e lajmeve njofton se forcat e rezistencës në Jemen kanë sulmuar dhe vënë nën kontroll rajonin Xhebel’anar të qytetit Haredh pjesë e provincës Hexha pas ka shkatërruar automjetet dhe bazat e mercenarëve të Arabisë Saudite. Në këtë operacion janë arrestuar disa ushtarakë sudanezë që luftonin në favor të Arabisë SAUDITE. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.