Shenja të fundit të jetës politike të Mansur Hadi
(last modified Sun, 25 Aug 2019 08:07:27 GMT )
Gusht 25, 2019 10:07 Europe/Tirane
  • Shenja të fundit të jetës politike të Mansur Hadi

Jahja Abu’hatam këshilltar I ministrit të mbrojtjes në qeverinë e presidentit të dorëhequr Mansur Hadi në Jemen, pasi ka pohuar fundin e jetës politike të Mansur Hadit tha se për momentin, Ansarullah nuk është i nevojshëm për eliminimin e qeverisë në Jemen, pasi paramilitarët e mbështetur nga EBA e bëjnë shumë mirë këtë gjë.

Abdarabuh Mansur Hadi, në shkurt të vitit 2012 u zgjodh si president i përkohshëm i Jemenit. Ai më herët ishte zëvendësi i Ali Abdullah Saleh ish presidenti i ndjerë i Jemenit. Ai u zgjodh për një afat 2 vjeçar deri në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe deri në formimin e qeverisë së re. Mirëpo pas përfundimit të afatit 2 vjeçar jo vetëm që zgjedhjet parlamentare nuk u zhvilluan mirëpo afati 2 vjeçar u rinovua edhe një herë në formë të jashtëligjshme për Mansur Hadin. Gjatë kësaj periudhe, duke qenë se Mansur Hadi u zgjodh në postin e presidentit duke pasur mbështetjen e Arabisë Saudite dhe të Amerikës, varësia e Jemenit me faktorët jashtë vendit u shtua shumë. Në këto kushte populli i Jemenit i drejtuar nga lëvizja Ansarullah nisi protestat në vitin 2014 të cilat përfunduan me dorëheqjen e Mansur Hadit dhe largimin e tij nga Sana. Arabia Saudite duke sulmuar Jemenin pretendoi se Masnur Hadi është presidenti i ligjshëm i këtij vendi dhe ai duhet rikthyer në pushtet. Mirëpo tani mesa duket pas 53 muajsh ka ardhur fundi i jetës politike të qeverisë së dorëhequr dhe personalisht të presidentit Mansur Hadi. Shenja e parë e përfundimit të jetës së ish presidentit jemenas është forcimi i pozitës së këshillit të lartë politik në Sana kryeqytetin e Jemenit dhe dërgimi i ambasadorëve nga ky këshill në disa vende dhe përfaqësi të Jemenit jashtë shtetit. Sot jo vetëm që nuk diskutohet aspak për largimin dhe dëbimin e Ansarullah nga pushteti në Jemen por kjo lëvizje, ish presidentin Jemenas, Mansur Hadi e konsideron një gurë të djegur i cili nuk ka asnjë pozitë në pushtetin e Jemenit dhe si rezultat as Arabia Saudite. Shenja e dytë është forcimi i pozitës së këshillit të transferimit në jug të vendit. Ky këshill është formuar në vitin 2017 dhe pas shtimit të mosmarrëveshjeve mes Mansur Hadit dhe EBA, Ajedrus Zubejdi i cili ishte prefekti i provincës Aden dhe që u shkarkua nga Mansur Hadi, mori përsipër kryesinë e këtij këshilli. Në këtë mënyrë edhe në jug të Jemenit, ku është formuar një qeveri paralele në hije, Mansur Hadi nuk ka asnjë pozitë pasi më 10 gusht forcat e këshillit të transferimit në jug, zyrtarisht kanë dalë fitimtarë në luftimet me forcat e Mansur Hadit dhe kanë marrë nën kontroll pallatin presidencial në qytetin Aden. Shenja e tretë është dialogu mes Arabisë Saudite dhe këshillit të tranzicionit në jug të Jemenit. Arabia Saudite në Jemen mbështet qeverinë e dorëhequr të Mansur Hadit dhe partinë Ekhvani Eslah, por që të dy kryejnë aktivitete në kuadër të qeverisë së dorëhequr të Jemenit dhe ata kanë dështuar përballë këshillit të tranzicionit në jug. Në kohën kur Mansur Hadi kërkoi mbështetjen e Arabisë Saudite gjatë përballjes së tij me këshillin e tranzicionit në jug të vendit, Riadi u fut në bisedime më këtë këshill. Arabia Saudite ka diskutuar me Ajedrus Zubjedi së bashku me 5 persona të tjerë. Negociatat mes Arabisë Saudite dhe këshillit të tranzicionit në jug, janë zhvilluar në kohën kur luftimet proksi në rajone të tjera të Jemenit janë zgjeruar. Zhvillimet e fundit dhe heshtja e Mansur Hadit ndaj këtyre zhvillimeve tregon për fundin e jetës politike të presidentit të dorëhequr të Jemenit dhe të qeverisë së tij. agjencia Reuters duke cituar një prej funksionarëve jemenas thotë se Mansur Hadi prej kohësh ka humbur pozitën e tij dhe në rast se zgjidhet zëvendësi i tij, ai do të largohet nga pushtetit.

Tags