Hashd al-Sha'abi rrëzon një dron spiun në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90431-hashd_al_sha'abi_rrëzon_një_dron_spiun_në_irak
Forcat nga Njësitë e Mobilizimit Popullor në Irak kanë shkatërruar një dron spiun në provincën veriore të vendit të Niniva.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2019 13:29 Europe/Tirane
  • Hashd al-Sha'abi rrëzon një dron spiun në Irak

Forcat nga Njësitë e Mobilizimit Popullor në Irak kanë shkatërruar një dron spiun në provincën veriore të vendit të Niniva.

Televizioni irakian al-Sumariah News raportoi të Dielën se droni pa pilot u vu në shënjestër të mbrojtjes ajrore të Brigadës së 50-të të Hashd al-Sha'abit, ndërsa ishte duke u afruar në bazat e këtyre forcave në Niniva. Nuk është e qartë ende se kush ishte duke përdorur dronin, por dyshohet për një dron spiun amerikan. Të premten, një dron spiun amerikan u rrëzua nga Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Sha'abi) mbi bazën e Brigadës së 12-të afër Bagdadit. Pas incidenteve të fundit në bazat e Hashd al-Shaabit, në veçanti shpërthimi në bazën ajrore Balad, zv/komandanti i përgjithshëm i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, Abu Muhamed al-Mohandes, njoftoi se luftëtarët e Hashd al-Shaabit tani e tutje do të qëllonin çdo aeroplan të panjohur që fluturon mbi bazat e tyre. Kleriku i njohur irakian, Amar al-Hakim i bëri thirrje kryeministrit të Irakut Adel Abdul-Mahdi që të miratojë masa efektive për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit përballë indikacioneve të forta se SHBA dhe Izraeli ishin përfshirë në serinë e sulmeve të fundit mbi pozicionet e Hashd al-Shaabit.