Dronët izraelitë bien në Bejrut, libanezët reagojnë
Presidenti dhe kryeministri i Libanit kanë denoncuar një sulm të fundit të dronëve të Izraelit kundër Libanit si një "kërcënim për stabilitetin rajonal", duke thënë se sulmi kishte për qëllim të nxisë tensionet.
Duke folur të dielën, Presidenti Libanez Mishel Aun cituar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) dënoi sulmin izraelit dhe tha se ky sulm ishte "i fundit në një varg shkeljesh të përsëritura izraelite të rezolutës 1701 të KS të OKB dhe një tregues i qartë i agresioneve izraelite që synojnë dëmtimin e paqes dhe stabilitetit në Liban dhe në rajon. " Aun shtoi: "Libani, i cili dënon me forcë këtë agresion, do të marrë masat e duhura pas konsultimit me autoritetet përkatëse dhe do të ankohet në KS të OKB." Nga ana e tij, Kryeministri libanez Saad Hariri tha gjithashtu se incidenti ishte një sulm i hapur ndaj sovranitetit të Libanit dhe një shkelje flagrante e Rezolutës 1701 të Kombeve të Bashkuara. Ushtria libaneze tha të dielën se dy dronë izraelitë ishin rrëzuar në një bazë të lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah në jug të kryeqytetit Bejrut. "Dy dronë që i përkisnin armikut izraelit shkelën hapësirën ajrore libaneze mbi periferitë jugore të Bejrutit. Droni i parë u rrëzua, ndërsa i dyti shpërtheu në ajër duke shkaktuar dëme materiale", tha në një deklaratë ushtria libaneze. Zëdhënësi i Hezbollahut, Muhamed Afif gjithashtu theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah do të japë një përgjigje "të përshtatshme" në një paraqitje televizive të dielën në mbrëmje.