Komplot i ri i Arabisë Saudite kundër Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90450-komplot_i_ri_i_arabisë_saudite_kundër_turqisë
Sipas disa lajmeve jo zyrtare të publikuara në rrjetet sociale, Arabia Saudite është duke thurur një komplot të ri kundër Turqisë duke e quajtur shtetin perandorinë Osmane si një vend pushtues.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2019 07:47 Europe/Tirane
  • Komplot i ri i Arabisë Saudite kundër Turqisë

Sipas disa lajmeve jo zyrtare të publikuara në rrjetet sociale, Arabia Saudite është duke thurur një komplot të ri kundër Turqisë duke e quajtur shtetin perandorinë Osmane si një vend pushtues.

Sipas një raporti të Radio Turke në Stamboll, Cebar Siktas drejtor i programit Esil Igdir lidhur me këtë vendim të Al Saud dhe veprimet armiqësore të këtij regjimi kundër Turqisë thotë: Arabia Saudite prej kohësh po mundohet ta paraqesë veten si lider të sunive në botë. Ajo duke u mbështetur tek bindjet vahabiste mundohet ta realizojë këtë objektiv. Ky mendim është kaq shumë jo efikas dhe i pabazë saqë asnjë vend në botën islame nuk pranon të ketë si lider regjimin Al Saud i cili duke shfrytëzuar të dollarët e naftës dhe duke shfrytëzuar dollarët e nxjerra nga vizitat në Shtëpinë e Zotit dhe në vendet e shenjta të Myslimanëve synon të sundojë mbi vendet e tjera myslimane. Ndër këto vende janë Egjipti dhe EBA të cilët prej vitesh janë bërë pjesë e lojës së Al Saud në rajon. Siktash ndër të tjera thotë se Arabia Saudite është e mërzitur nga afrimiteti i Ankarasë me Teheranin dhe shton: Al Saud prej kohësh ka qenë i shqetësuar nga bashkëpunimi i afërt ekonomik dhe politik i Ankarasë me Teheranin dhe kulmi i këtij shqetësimi arriti në kohën kur Turqia dhe Irani arritën marrëveshje dhe dakordim për zgjidhjen e disa krizave si ajo në Siri. Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Turqisë janë tensionuar shumë pas nisjes së krizës në Siri, pas mosmarrëveshjeve me Katarin dhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.