Amerika dhe Taleban arrijnë akordin përfundimtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90485-amerika_dhe_taleban_arrijnë_akordin_përfundimtar
Në raundin e nëntë të bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban, palët kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare të paqes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 28, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Amerika dhe Taleban arrijnë akordin përfundimtar

Në raundin e nëntë të bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban, palët kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare të paqes.

Agjencia Aria News e Afganistanit thotë se edhe pse asnjëra palë në formë zyrtare nuk ka njoftuar arritjen e këtij akordi mirëpo marrëveshja e paqes mes Amerikës dhe grupit Taleban konsiston në largimin e forcave të huaja nga Afganistani, mospërdorimin e territorit afgan kundër Amerikës, bisedimet mes forcave afgane dhe armëpushimi. Zelmaj Khalilzad i dërguari special i Amerikës për paqen në Afganistan sot do të shkojë në Kabul. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit më herët kishte shprehur besimin se palët do të arrijnë një akord më datë 1 shtator. Raundi i nëntë i bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban ka nisur ditën e enjte në Doha të Katarit. Abas Setankezi kreu i delegacionit të grupit Taleban ka thënë: Ne nuk do të lejojmë kurrë që territori i Afganistanit të përdoret kundër një vendi tjetër. Përveç kësaj thuhet se insistimi i presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Afganistani, ka ndikuar në procesin e bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban në Doha të Katarit.