Mbrojtja ajrore libaneze qëllon dy dronë izraelitë
Mbrëmjen e së mërkurës, 28 gusht, ushtria libaneze hapi zjarr mbi dy dronë izraelitë që kishin shkelur hapësirën ajrore libaneze.
Sipas kanalit televiziv al-Mayadeen, ushtria libaneze hapi zjarr ndaj dy dronëve izraelitë pasi i identifikoi ata dhe pasi ata u drejtuan për në një qendër ushtarake të ushtrisë në fshatin kufitar të Adesé. Një burim sigurie i tha Reuters se ushtarët libanezë qëlluan mbi dronët izraelitë dhe i rrëzuan ata. Ushtria libaneze nuk ka komentuar për këtë informacion për momentin. Cituar nga agjensia e lajmeve Reuters, zëdhënësi i ushtrisë izraelite e konfirmoi lajmin. Burimet raportojnë se Izraeli sapo ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në kufirin e Libanit për aeroplanët e transportit civil. Të dielën, dy dronë izraelitë shkelën hapësirën ajrore të Libanit me misionin për të bombarduar pozicionet e Hezbollahut, por të dy ata u rrëzuan.