Emiratasit blejnë tokat e Kodsit në favor të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90505-emiratasit_blejnë_tokat_e_kodsit_në_favor_të_sionistëve
Qemal Khatib, zv.kreytari i lëvizjes Islamike të Palestinës ditën e mërkurë në një intervistë për agjencinë Al Jazeera deklaroi se emiratasit po blejnë prona në qytetin Kods dhe pas kësaj pronësinë e tyre ua japin izraelitëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Emiratasit blejnë tokat e Kodsit në favor të sionistëve

Qemal Khatib, zv.kreytari i lëvizjes Islamike të Palestinës ditën e mërkurë në një intervistë për agjencinë Al Jazeera deklaroi se emiratasit po blejnë prona në qytetin Kods dhe pas kësaj pronësinë e tyre ua japin izraelitëve.

Khatib ndër të tjera tha: Kompanitë që blejnë prona në Kods, qendrën e kanë në EBA dhe në Kodsin e Pushtuar dhe ata punojnë për sionistët. Shtëpitë që ndodhen përreth xhamisë Al Aksa janë në pronësi të kolonëve sionistë që herë pas here sulmojnë xhaminë në fjalë. Xhamia Al Aksa prej disa muajsh është bërë arenë e sulmeve të kolonëve sionistë. Gjithashtu regjimi sionist mundohet të dëbojë palestinezët nga lagjet e vjetra të qytetit Kods. Shumë grupe dhe organe ndërkombëtare mbrojtëse të të drejtave të njeriut, kanë dënuar veprimet e regjimit sionist dhe kanë kërkuar ndërprerjen e tyre. Regjimi sionist mundohet të dëbojë palestinezët nga qyteti Kods dhe kjo është një lloj spastrimi etnik i këtij qyteti.