Vriten disa mercenarë në Nexhran të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90561-vriten_disa_mercenarë_në_nexhran_të_arabisë_saudite
Ministri i mbrojtjes i Jemenit ka thënë se forcat jemenase janë në distancë shumë të vogël me rajonin Nexhran dhe aeroportin e këtij qyteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 31, 2019 18:00 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë në Nexhran të Arabisë Saudite

Ministri i mbrojtjes i Jemenit ka thënë se forcat jemenase janë në distancë shumë të vogël me rajonin Nexhran dhe aeroportin e këtij qyteti.

Muhamed Naser Atefi ministër i mbrojtjes i Jemenit pasi ka vizituar zonat e kontrolluara nga forcat jemenase në territorin e Arabisë Saudite ka thënë se forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore nuk do të neglizhojnë në asnjë çast për mbrojtjen e atdheut të tyre. Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa pozicionet e forcave ushtarake saudite në provincën Nexhran të Arabisë Saudite. Kanali televiziv Al Masira ka deklaruar se ushtria dhe forcat popullore të Jemenit me tre raketa balistike të llojit “Zilzal 1” kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake saudite të vendosur në bazën Al-Sadis në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me dëmet e shkaktuar nga ky sulm raketor. Sulmet raketore të forcave jemenase gjatë këtyre ditëve po kryhen si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Suedisë dhe moszbatimit të armëpushimit në Hudejdah nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.