Sulmohet baza e Hashd Shaabi në Irak
Burimet irakiane njoftuan për një sulm të terroristëve kundër lëvizjes Hashd Shaabi në Irak.
Sulmi është kryer në rajonin Matibixha në qytetin Samera pjesë e provincës Selahudin të Irakut dhe për pasojë është vrarë 1 dhe janë plagosur 4 pjesëtarë të Hashd Shaabit. Megjithëse grupi terrorist ISIS ka dështuar në Irak shumë prej anëtarëve të tij gjenden akoma të shpërndarë në zona të ndryshme të Irakut. Grupi terrorist ISIS me mbështetjen e Amerikës dhe disa vendeve perëndimore dhe arabe ka sulmuar Irakun në vitin 2014 ku pushtoi disa zona veriore dhe perëndimore të këtij vendi. Pas kësaj situate, Iraku kërkoi ndihmë nga Irani dhe me ndihmën e konsulentëve iranianë u mundësua çlirimi i qytetit Rava pjesë e provincës Anbar më 17 nëntor të vitit 2019. Çlirimi i këtij qyteti i dha fundi pushtimit të territoreve të Irakut nga grupi terrorist ISIS. Lëvizja e forcave vullnetare Hashd Shaabi në Irak u krijua pas dekretit të lëshuar nga Ajetollah Sistani lideri i myslimanëve shiitë të Irakut dhe më pas në vitin 2016 me vendim të parlamentit u përcaktua si pjesë e forcave të armatosura të Irakut.