Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e koalicionit saudit në Taiz
Shtator 02, 2019 12:10 Europe/Tirane
Pas sulmit me dron të ushtrisë së Jemenit kundër pozicioneve të koalicionit saudit në veriperëndim të Jemenit, kësaj radhe forcat jemenase kanë sulmuar pozicionet e forcave të koalicionit saudit në jugperëndim të këtij vendi duke hedhur raketa.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar me raketë pozicionet e militantëve të varur nga koalicioni i Arabisë Saudite dhe EBA në provincën Taiz.
Sipas kanalit Al Masira, objektiv i këtij sulmi raketor ishte baza "Khalid" në qytetin Muvaze'a në provincën Taiz. Ky sulm është kryer me raketë të llojit "Zilzal-1" ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra militantë të këtij koalicion.
Tags