Terroristët sulmojnë bazën ajrore Hmeimim në Latakia
Forcat e mbrojtjes ajrore siriane raportohet se kanë arritur të neutralizojnë një sulm nga militantët takfiristë të sponsorizuar nga fuqitë e huaja kundër bazës strategjike ajrore Hmeimim në provincën perëndimore bregdetare të Sirisë, Latakia.
Rrjeti televiziv i lajmeve i Sirisë al-Ikhbariyah raportoi se sistemet e mbrojtjes kundërajrore të vendit shkatërruan dronët pa pilot që sulmuan bazën të martën në mbrëmje. Raporti shton se shpërthime të fuqishme u dëgjuan ndërsa sistemet e mbrojtjes anti-ajrore siriane hapën zjarr ndaj dronëve. Ky zhvillim erdhi vetëm një ditë pasi militantët takfiristë qëlluan një mori raketash në të njëjtën bazë ushtarake ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se tetë raketa të nisura nga ekstremistët nuk arritën të godasin bazën ajrore Hmeimim, ndërsa nëntë raketa të tjera u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.