Libani do të mbrohet përballë agresionit izraelit
Presidenti Mishel Aun deklaroi se Libani ka një të drejtë të ligjshme për të luftuar çdo veprim agresioni që kërcënon integritetin e tij territorial, duke paralajmëruar se regjimi izraelit do të mbajë të gjitha pasojat në një rast agresioni.
"Çdo agresion kundër Libanit dhe sigurisë së territoreve të tij do të përballet me vetëmbrojtje të ligjshme dhe Izraeli do të mbajë të gjitha pasojat e këtij agresioni", i tha Presidenti Aun, Koordinatorit Special të Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jan Kubis gjatë një takimi të premten në Pallatin Presidencial të Libanit, Baabda. Presidenti libanez dënoi sulmet e fundit të dronëve të Izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se "rregullat e angazhimit" ishin shkelur. Ai tha se këto sulme shkelën hapur Rezolutën 1701 të KS të OKB. Presidenti Mishel Aun deklaroi se Izraeli është e vetmja palë që duhet të pyetet për shkeljet e Rezolutës 1701, duke theksuar se Libani qëndron i përkushtuar ndaj kësaj rezolute.