Patrullimet e përbashkëta të Amerikës dhe Turqisë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90726-patrullimet_e_përbashkëta_të_amerikës_dhe_turqisë_në_siri
Sipas një njoftimi të agjencisë Anadolli, patrullimet e përbashkëta tokësore Turqi-SHBA për zonën e sigurt të planifikuar në veri të Sirisë është vendosur të fillojnë të dielën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2019 03:07 Europe/Tirane
  • Patrullimet e përbashkëta të Amerikës dhe Turqisë në Siri

Sipas një njoftimi të agjencisë Anadolli, patrullimet e përbashkëta tokësore Turqi-SHBA për zonën e sigurt të planifikuar në veri të Sirisë është vendosur të fillojnë të dielën.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, i cili  gjatë inspektimeve në provincën lindore të Malatya tha se: "Planifikojmë të fillojmë patrullimet e përbashkëta tokësore më 8 shtator". "Ekziston një marrëveshje e përgjithshme mbi të cilën ne presim që aktivitetet të kryhen në një sekuencë dhe ritëm të caktuar", shtoi shefi i mbrojtjes turke. Akar tha gjithashtu se Turqia dhe SHBA kanë filluar patrullimet ajrore me helikopterë dhe avionë pa pilot. Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të formojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe të krijojnë një korridor paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata gjithashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacionesh. Një ekip amerikan prej gjashtë anëtarësh mbërriti në juglindje të Turqisë më 12 gusht për të kryer përgatitjet për qendrën. Marrëveshja gjithashtu parashikon vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të mënjanuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, duke përfshirë pastrimin e zonës nga organizata terroriste YPG/PKK.