Rusët bombardojnë terroristët pro-turq në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90841-rusët_bombardojnë_terroristët_pro_turq_në_siri
Aeroplanët luftarakë rusë sulmuan të martën dy pozicione të terroristëve pro-Turqisë në veriperëndim të Sirisë gjatë bombardimeve të para ajrore pas skadimit të armëpushimit, të dielën, një armëpushim që zgjati 10 ditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2019 18:41 Europe/Tirane
  • Rusët bombardojnë terroristët pro-turq në Siri

Aeroplanët luftarakë rusë sulmuan të martën dy pozicione të terroristëve pro-Turqisë në veriperëndim të Sirisë gjatë bombardimeve të para ajrore pas skadimit të armëpushimit, të dielën, një armëpushim që zgjati 10 ditë.

Armëpushimi hyri në fuqi në fund të majit pas një marrëveshje ruso-turke të miratuar nga Damasku. Por ditët e fundit terroristët kanë vazhduar të shkelin marrëveshjen dhe të forcohen me ardhjen e trupave të reja, numri i të cilave u rrit në 2000. Ata janë terroristë kaidistë nga Hajat Tahrir al-Sham ose Xhejsh al-Izza. Aeroplanët rusë bombarduan terroristët në Kabani, në rajonin verilindor të Latakias në kufi me Idlibin, nga i cili nisen rregullisht sulmetkundër bazës ajrore ruse në Hmeimim. Ndërkohë, Brigada e 42-të e Divizionit të 4 të Blinduar të Ushtrisë Siriane nisi një breshëri të fuqishme raketash dhe predha artilerie në pozicionet e armikut në Kabanin jugor, duke synuar linjat e mbrojtjes të grupeve terroriste. Për Komandën Qendrore të Ushtrisë Siriane, marrja e rajonit Kabani është një përparësi kryesore për shkak të avantazhit gjeografik që do t'u jepte terroristëve në rajonin veri-lindor të Latakias.