Davudoglu largohet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90909-davudoglu_largohet_nga_partia_e_drejtësisë_dhe_zhvillimit
Ahmed Davudoglu, ish-kryeministri i Turqisë, është larguar nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e drejtuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2019 10:18 Europe/Tirane
  • Davudoglu largohet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit

Ahmed Davudoglu, ish-kryeministri i Turqisë, është larguar nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e drejtuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Agjencia e lajmeve Anadoly ka konfirmuar këtë lajm dhe ka shkruar se Ahmed Davudoglu, një politikan i vjetër i cili në vitet 2009-2014 së pari ka drejtuar postin e ministrit të punëve të jashtme të Turqisë dhe pastaj në vitet 2014-2016 ka qenë edhe kryeministër i Turqisë dhe aleati kryesor i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, tani është larguar nga partia AK.

Lajmi për largimin e Ahmed Davudoglu nga partia AK publikohet disa muaj pasi disa media të Turqisë kanë njoftuar për formimin e një partie të re si rivale të partisë AK.

Disa muaj më parë mediat turke njoftuan se Ahmed Davudoglu së bashku me Abdullah Gol dhe Ali Babaxhan, ish-ministrin e ekonomisë, si dhe disa ish-anëtarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po bëjnë përpjekje që në kuadër të kundërshtimit të politikave të Erdogan dhe partisë AK, të formojnë një parti të re.

Të martën e kësaj jave gjithashtu një funksionar turk ka thënë për agjencinë Reuters të lajmeve se partia AK synon të largojë Ahmed Davudoglu dhe tre deputet të Parlamentit nga kjo parti.

Gazeta turke “Hurriet” në një raport të saj ka shkruar se kryetar i kësaj partie të re që sipas të gjitha gjasave do të deklarojë ekzistencën e vet në vjeshtë, do të jetë Ali Babaxhan, ish-ministri i ekonomisë së Turqisë.