Arabia Saudite për herë të parë zhvillon paradën e femrave ushtare
Arabia Saudite për herë të parë po përgatit edhe zhvillimin e paradës së femrave ushtare me afrimin e “Ditës Kombëtare” të këtij vend, gjë që ndodhë për herë të parë në këtë vend.
Sipas gazetës saudite “Sabak”, parada ushtarake përfshinë këndimin e himnit kombëtar, këmbësorinë ushtarake, manifestimi me armë dhe lëvizja ushtarake e thjeshtë.
Sipas këtij raporti, parada e femrave ushtare do të zhvillohet në vendet manifestimit të veçantë për femra, në shkolla dhe në festat zyrtare kombëtare ndërsa parada ushtarake për meshkuj do të zhvillohet në vendin ku manifestohen festat zyrtare kombëtare të veçanta për familjet dhe burrat.
Arabia Saudite datën 23 shtator për çdo vit e feston si ditën kombëtare të këtij vendi.
Në lidhje me këtë çështje, mbreti Selman bin Abdulaziz dy vite më parë me anë të një dekreti ka anuluar vendimin për ndalimin e ngasjes së makinave nga femrat, mirëpo për shkak të atmosferës së mbyllur në këtë vend, janë nevojitur 9 muaj derisa ka hyrë fuqi për zbatim ky dekret.