53 deputetë të Irakut kërkojnë dëbimin e trupave të huaja
Përfaqësuesit irakianë reaguan ndaj pranisë së trupave amerikane në vendin e tyre dhe kërkuan largimin e tyre.
Sipas qendrës informative Al-Irak News, 53 parlamentarë irakianë nënshkruan një deklaratë duke theksuar se Parlamenti duhet të vendosë në rendin e ditës projektligjin për largimin e trupave amerikane. Deklarata, e cila u nënshkrua nga 53 deputetë, thotë: "Si përfaqësues të popullit të Irakut, duke nënshkruar këtë deklaratë, ne i kërkojmë Parlamentit që të vendosë në axhendën e tij projektligjin për rishikimin dhe miratimin e planit për largimin e trupave të huaj". Një projektligj për dëbimin e trupave të huaj është hartuar së fundmi në Parlament, dhe koalicioni irakian Fatah kohët e fundit njoftoi se 13 projektligje, përfshirë ligjin për dëbimin e trupave të huaja, do të diskutohen në Parlamentin irakian.