Helmetat e Bardha ekzekutojnë gra dhe fëmijë sirianë për disinformacion
(last modified Wed, 18 Sep 2019 19:50:33 GMT )
Shtator 18, 2019 21:50 Europe/Tirane
  • Helmetat e Bardha ekzekutojnë gra dhe fëmijë sirianë për disinformacion

Drejtori i Fondit për Studimin e Problemeve të Demokracisë, Maxim Grigoryev, tha se anëtarët e të ashtuquajturit grupi i mbrojtjes civile Helmetat e Bardha kanë ekzekutuar gra dhe fëmijë me qëllim të përhapjes së informacionit të rremë për situatën në Siri.

"Helmetat e Bardha, të cilët prezantohen si një organizatë joqeveritare, publikojnë në mënyrë sistematike sasi të madhe informacionesh të rreme për Sirinë," citoi agjensia e lajmeve TASS e Rusisë Grigoryev të thoshte në Paris të mërkurën. Ai shtoi: "Verifikimi i plotë i të gjitha informacioneve na lejoi të hedhim poshtë plotësisht informacione të rreme në lidhje me sulmet kimike, për të cilat ata disinformatorë akuzojnë rregullisht autoritetet siriane." Grigoryev vuri në dukje më tej se vullnetarët nuk janë pjesë e të ashtuquajturave Helmetat e Bardhë, dhe anëtarët e saj "marrin pagesa mujore për shërbimet e tyre" dhe bashkëthemeluesi i grupit James Le Mesurier ka lidhje të ngushta me shërbimet speciale britanike. Ai tha se imazhet që shfaqen rregullisht në faqet e rrjeteve sociale konfirmojnë se Helmetat e Bardha "ndonjëherë janë drejtpërdrejt të përfshira në armiqësi" kundër civilëve sirianë, krahas grupeve terroriste të sponsorizuara nga të huajt.

 

Tags