Siria: Aviacioni rus dëbon avionët izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91069-siria_aviacioni_rus_dëbon_avionët_izraelitë
Forcat Ajrore Ruse kanë dëbuar avionët izraelitë të enjten në mbrëmje, pasi ata u përpoqën të nisnin një sulm të ri mbi Sirinë, tha faqja e aviacionit Avia. Pro.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 20, 2019 17:04 Europe/Tirane
  • Siria: Aviacioni rus dëbon avionët izraelitë

Forcat Ajrore Ruse kanë dëbuar avionët izraelitë të enjten në mbrëmje, pasi ata u përpoqën të nisnin një sulm të ri mbi Sirinë, tha faqja e aviacionit Avia. Pro.

"Mbrëmë, kur Izraeli synoi të niste një raund tjetër të sulmeve në periferi të Damaskut, avionët luftarakë rusë u ngritën nga baza ajrore e Ushtrisë Ruse Hmeimim në provincën Latakia në jug të Sirisë, duke dëbuar avionët izraelitë dhe duke prishur sulmet e Izraelit mbi kryeqytetin sirian dhe rrethinat e tij", raportoi Avia.Pro. Sipas Avia.Pro, ushtria ruse gjithashtu u siguroi forcave të armatosura Siriane informacion për një dron izraelit që po përgatitej për të goditur periferinë juglindore të Damaskut. Një dron izraelit që shkeli hapësirën ajrore siriane u rrëzua dhe më pas nuk pati asnjë sulm në periferi të kryeqytetit sirian ",njoftoi ky sajt duke shtuar: "Duhet të theksohet se, sipas mediave perëndimore, gjatë një takimi midis Vladimir Putin dhe Benjamin Netanjahu, udhëheqësi rus kërcënoi të ndërmerrte veprime kundër Izraelit nëse Tel-Avivi vazhdonte të godiste Sirinë" .