Shefi i OKB: Në Siri është  krijuar komiteti kushtetues
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91139-shefi_i_okb_në_siri_është_krijuar_komiteti_kushtetues
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka njoftuar krijimin e një komiteti kushtetues në Siri, që mund të hapë rrugën për një zgjidhje politike për konfliktin tetë vjeçar të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 23, 2019 21:16 Europe/Tirane
  • Shefi i OKB: Në Siri është  krijuar komiteti kushtetues

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka njoftuar krijimin e një komiteti kushtetues në Siri, që mund të hapë rrugën për një zgjidhje politike për konfliktin tetë vjeçar të vendit.

Guterres u tha gazetarëve të hënën se komiteti, i cili përfshin përfaqësues nga qeveria dhe opozita, do të mblidhet në javët e ardhshme dhe "do të përkrahet nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë." "Unë besoj me vendosmëri se fillimi i punës i një Komiteti Kushtetues të organizuar nga Siria dhe i udhëhequr nga Siria mund të jetë fillimi i një rruge politike drejt një zgjidhjeje" tha Guterres. Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm Sirian Valid al-Mualem zhvilloi një takim pozitiv dhe konstruktiv me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, në Damask. Gjatë takimit, Mualem përsëriti angazhimin e Sirisë në procesin politik dhe riafirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të dërguarin special të OKB për të arritur një zgjidhje politike përmes një dialogu mes palëve siriane.