Avionët F-16 turq fluturojnë mbi Siri
Shtator 23, 2019 17:46 Europe/Tirane
"Dy avionë luftarakë F-16 nga Forcat Ajrore Turke fluturuan mbi Sirinë. Kjo u njoftua të hënën, 23 shtator në një deklaratë të Ministrisë Turke të Mbrojtjes, pa aludimin më të vogël mbi paligjshmërinë e pranisë ushtarake të Ankarasë në territorin sirian.
Cituar nga agjensia e lajmeve Anadolu, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë pretendoi se dy avionë luftarakë F-16 fluturuan mbi Siri midis orës 10 dhe 12 të mëngjesit me kohën lokale, si pjesë e operacioneve kundër ISIS. Më parë të dielën, ushtria siriane sulmoi pozicionet e grupeve terroriste në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, të cilat duhej të ishin pastruar nga Turqia në bazë të Marrëveshjes së Astanasë, gjë që nuk është realizuar akoma.
Tags