Zelzal-1 kundër mercenarëve sauditë në Jemen
Ushtria jemenase dhe lëvizja popullore Ansarallah të martën (24 shtator) qëlluan tre raketa balistike të tipit Zelzal-1 në pozicionet e forcave të koalicionit saudit në provincën veriperëndimore të Jemenit, Haxhe.
Kjo provincë jemenase ka një rëndësi të madhe strategjike, pasi është ngjitur me provincën Asir, në jug të Arabisë Saudite, arenë e përleshje serioze midis forcave jemenase dhe mercenarëve të koalicionit të udhëhequr nga Riadi. Shumë mercenarë të koalicionit saudit janë vrarë ose plagosur dhe pajisjet ushtarake që u përkasin atyre janë shkatërruar në sulmin e raketave Zelzal-1 dhe me predha mortajash të forcave jemenase në provincën Haxhe, njoftoi të martën, 24 Shtator, faqja e informacionit ansarollah.com. Ende sot, aeroplanët e koalicioni agresor saudit kanë bombarduar një shtëpi në qytetin Kataba në provincën al-Dhale në Jemen dhe të paktën 16 njerëz humbën jetën sipas një bilanci të përkohshëm.