S-400: Bagdadi sfidon Uashingtonin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91231-s_400_bagdadi_sfidon_uashingtonin
Ishte në fillim të shtatorit që Faleh al-Fayadh, një këshilltar irakian për sigurinë kombëtare dhe komandant i përgjithshëm i Hashd al-Shaabit, udhëtoi në Moskë për t'u takuar me autoritetet ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2019 18:42 Europe/Tirane
  • S-400: Bagdadi sfidon Uashingtonin

Ishte në fillim të shtatorit që Faleh al-Fayadh, një këshilltar irakian për sigurinë kombëtare dhe komandant i përgjithshëm i Hashd al-Shaabit, udhëtoi në Moskë për t'u takuar me autoritetet ruse.

Gjatë vizitës, al-Fayadh u takua me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Ruse Nikolai Patrushev dhe një numër të zyrtarëve ushtarakë rus. Sipas të përditshmes libaneze Al-Akhbar, të dy palët, midis të tjerave, diskutuan mënyrat për forcimin e marrëdhënieve bilaterale duke u përqendruar në blerjen e raketave S-400s ruse, e cila duket se ka qenë arsyeja e këtij takimi. Si rezultat i sulmeve të regjimit sionist në pozicionet Hashd al-Shaabit, Bagdadi kërkoi blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400. Këto sulme u drejtuan nga regjimi sionist dhe aleatët e tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe milicinë kurde, e njohur gjithashtu si Forcat Demokratike Siriane. "Vizita e Al-Fayadh në Moskë është një mesazh i fortë për Uashingtonin, që, përkundër pranisë së tij të gjerë ushtarake në Irak, nuk ka pranuar të mbrojë Bagdadin kundër këtyre sulmeve, ndërsa amerikanët kishin fikur radarët e tyre në mënyrë që të mos interceptonin dronët që hynë në qiellin irakian", vazhdon e përditshmja libaneze Al-Akhbar. "Presioni amerikan nuk do të na ndalojë të blejmë atë që na nevojitet për ta mbajtur hapësirën tonë ajrore të sigurt. Janë paratë tona. Ne jemi ata që mposhtëm ISIS-in në 2018 dhe jo ata që e lanë Irakun të pushtohet nga SHBA në 2003 ", thanë autoritetet irakiane.