Mbrojtja ajrore e Sirisë hap zjarr ndaj avionëve F-16
Sistemi i mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë siriane zmbrapsi ashpër sulmin ajror, të kryer nga "aeroplanët e panjohur luftarakë" të tipit F-16.
Për herë të parë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë provuar për të sulmuar pozicionet e Rezistencës së Irakut, Hashd al-Shaabi në boshtin Abu Kamal-Kaem në Siri, ka ndodhur një kundër-sulm i ashpër i forcave anti-ajrore siriane . Sipas një burimi, avionët luftarakë, me shumë të ngjarë izraelitë, goditën pozicionet ushtarake të forcave vullnetare irakiane Hashd al-Shaabi në veri-lindje të rajonit Abu Kamal natën e së Premtes, 28 Shtator. Sidoqoftë, befasia e tyre ishte shumë e madhe kur shumica e raketave të gjuajtura nga aeroplanët sulmues u interceptuan dhe u qëlluan nga sistemi Sirian i Mbrojtjes kundërajrore, raportoi Sputnik. "Sulmi nuk shkaktoi humbje në njerëz dhe vetëm shkaktoi dëme të vogla materiale," shtoi burimi. Kjo është hera e parë që forcat siriane dhe irakiane, të vendosura gjerësisht në kufijtë e Irakut me Sirinë, i përgjigjen fuqishëm sulmeve izraelito-amerikane, që do të thotë se elementë të mbrojtjes anti-ajrore janë vendosur në rajon. Të njëjtat burime dyshojnë se kurdët e SDF me të cilët Ushtria Siriane dhe Hashd al-Shaabi deri më tani kishin marrëdhënie të mira, kanë zhvilluar kontakte me Izraelin dhe kanë transmetuar informacione për objektiva që i përkisnin Rezistencës.