Hashd al-Sha'abi do të hakmerret kundër Izraelit për sulmet
Një komandant i lartë i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut të njohura si Hashd al-Sha'abi tha se konfirmimi i kryeministrit Irakian Adel Abdul-Mahdi për përgjegjësinë e regjimit izraelit për një seri sulmesh kundër pozicioneve të forcave pro-qeveritare të Irakut e bën të ligjshme hakmarrjen.
Ebu Ala al-Valai, Komandanti i Batalionit Prijësi i Dëshmorëve, i cili vepron nën komandën e forcave vullnetare Hashd al-Sha'abi, shkroi në ë martën në faqen e tij në Twitter se komentet e kryeministrit irakian ishin "një dritë jeshile për tu hakmarrë kundër Izraelit". Ai më pas u bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit Irakian që "të eksplorojnë kanalet diplomatike dhe të paraqesin ankesa në Këshillin e Sigurimit, Kombet e Bashkuara dhe madje në gjykatat ndërkombëtare në lidhje me bombardimet izraelite. Fraksione të ndryshme irakiane do të zhvillojnë një takim në kryeqytetin Bagdad brenda dy ditëve të ardhshme në lidhje me këtë çështje. Kryeministri i Irakut Adel Abdul-Mahdi e ka mbajtur Izraelin përgjegjës për një varg sulmesh kundër pozicioneve të njësive pro-qeveritare të Mobilizimit Popullor të Irakut, pas hetimeve mbi sulmet e fundit mbi forcat vullnetare irakiane. "Hetimet mbi sulmet ndaj disa pozicioneve të Forcave të Mobilizimit Popullor tregojnë se Izraeli i ka kryer ato", tha Abdul-Mahdi duke shtuar: "Shumë fakte tregojnë se askush nuk dëshiron luftë në rajon, përveç Izraelit".