Delegacioni i grupit Taleban shkon për bisedime në Pakistan
Pas udhëtimeve në Rusi, Kinë dhe Iran, një delegacion taleban do të vizitojë Pakistanin, më 2 tetor.
Një nga themeluesit e grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, tha se delegacioni do të diskutojë "çështje të rëndësishme" me zyrtarë pakistanezë në Islamabad.
Në fillim të viteve 1990 kur u krijua grupi Taleban, Pakistani e kishte mbështetur atë gjatë luftës civile në Afganistan.
Sipas raportimeve, delegacioni do të informojë udhëheqjen pakistaneze për faktorët që çuan në prishjen e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.
Muajin e kaluar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga një proces i gjatë bisedimesh, temë kryesore e të cilit ishte përfundimi i luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Një nga klauzolat e saj kryesore ishte që trupat e huaja të tërhiqeshin gradualisht nga Afganistani, në këmbim të garancive nga ana e talebanëve, për sigurinë, duke përfshirë edhe mos shëndrimin e vendit në një strehë për grupet terroriste.
Talebanët gjithashtu kanë plan të diskutojnë për komentet e kryeministrit pakistanez, Imran Khan, se ai do të përpiqet ta bind presidentin amerikan, Donald Trump, që të hynte përsëri në bisedime me grupin militant.