Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufirin e saj me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91437-turqia_dërgon_përforcime_ushtarake_në_kufirin_e_saj_me_sirinë
Nëntë kamionë të ngarkuar me automjete të blinduara dhe një autobus që transportonte personel ushtarak janë dërguar në rajonin kufitar të Akcakale, që ndodhet në provincën juglindore të Sanliurfa, tha të shtunën vonë Agjensia shtetërore e Turqisë, Anadolu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufirin e saj me Sirinë

Nëntë kamionë të ngarkuar me automjete të blinduara dhe një autobus që transportonte personel ushtarak janë dërguar në rajonin kufitar të Akcakale, që ndodhet në provincën juglindore të Sanliurfa, tha të shtunën vonë Agjensia shtetërore e Turqisë, Anadolu.

Ky konvoj u dërgua për të forcuar njësitë ushtarake turke të dislokuara në kufirin sirian, tha Anadolu. Operacioni ajror dhe tokësor në lindje të lumit Eufrat në Siri mund të fillojë në çdo kohë, tha Erdogan të shtunën pasi akuzoi Uashingtonin se nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të dëbuar luftëtarët kurdë sirianë nga kufiri i Turqisë. Siria ka dënuar me kohë dhe përsëri Turqinë dhe praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Siri.