Klimë e tensionuar në oborrin mbretëror saudit
(last modified Mon, 07 Oct 2019 07:31:46 GMT )
Tetor 07, 2019 09:31 Europe/Tirane
  • Klimë e tensionuar në oborrin mbretëror saudit

Zbulimi i detajeve të reja në lidhje me vrasjen e truprojës personale të mbretit Salman të Arabisë Saudite, gjeneral Abdelaziz al-Fagham, tregon se kjo vrasje ishte e lidhur me disa çështje të ndjeshme të familjes mbretërore përfshirë atë të luftës në Jemen.

Në këtë kontekst, disa princa sauditë, emrat e të cilëve përmenden ndonjëherë si rivalë të mundshëm të Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman, janë të shqetësuar për mundësinë për t'u bërë objektiva të atentateve të sponsorizuara nga MBS. Gazeta Al-Quds Al-Arabi shkroi në një artikull se vrasja e gjeneralit al-Fagham ishte e lidhur me luftën në Jemen. Duke cituar një burim të mirinformuar, gazeta shtoi se Mbreti Salman mund t’i kushtojë vetëm një orë në ditë detyrave të tij shtetërore pasi gjendja e tij shëndetësore i lejon atij të jetë në gjendje të vetëdijshme vetëm dy orë në ditë. Al-Quds Al-Arabi shton se Mbreti Salman kishte udhëzuar truprojën e tij personale, gjeneralin Abdelaziz al-Fagham, që ta informonte atë për atë që po ndodh vërtet në mbretërinë e tij, përfshirë zhvillimet në luftën në Jemen, pasi ai nuk u beson njerëzve të tjerë rreth tij. Sipas këtij burimi, Mbreti Salman e di plotësisht mirë se njerëzit rreth tij janë nën një presion të fortë nga Princi i Kurorës dhe se ata nuk mund të transmetojnë te Mbreti informacionin e zgjedhur nga MBS. Princi i Kurorës nuk është i kënaqur vetëm me imponimin e kontrollit të tij të rreptë në oborrin mbretëror dhe ka internuar të gjithë princat që kritikuan politikat e tij. Ata duhej të largoheshin nga kryeqyteti, Riad. Princi Muhamed bin Najef u internua në veri të mbretërisë. Princi Ahmad ben Abdelaziz dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të MBS, sepse ai dyshohet se ka mundësinë për të mbledhur pas tij princat e klaneve të ndryshme saudite për të sfiduar MBS kur të vijë koha për marrjen e fronit. Ky burim raporton se para vrasjes së gjeneralit al-Fagham, disa oficerë të lartë që shoqëronin mbretin Salman gjatë ceremonive zyrtare u zhdukën në shkretëtirë dhe se askush nuk ka dëgjuar për fatin e tyre me muaj. Blogeri i famshëm saudit Muxhtahid, thotë se Princi i Kurorës Saudite përpiqet të kontrollojë reagimin e anëtarëve me ndikim të fisit Mutajr, fis të cilit i përkiste Gjeneral al-Fagham. Muxhtahid shton se përpjekjet e MBS-së kanë dështuar deri më tani dhe ai premtoi se së shpejti do të zbulojë detaje të reja për disa nga masat e marra nga anëtarët e fisit Mutajr. Më parë, disa burime zbuluan se Mutajrët dëshirojnë të dërgojnë një delegacion te mbreti Salman për t'i kërkuar atij të publikojë të gjitha detajet e hetimit për vrasjen e gjeneralit al-Fagham. Një video është postuar tashmë në internet ku tregon një anëtar të fisit, Abderrahman al-Mutajri, duke akuzuar regjimin saudit se është përgjegjës për vrasjen e gjeneralit al-Fagham.

 

Tags