Trump: Turqia do ta pësojë nëse "kalon limitet" në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91474-trump_turqia_do_ta_pësojë_nëse_kalon_limitet_në_siri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2019 17:51 Europe/Tirane
  • Trump: Turqia do ta pësojë nëse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.

"Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë", ka thënë Trump.Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Ndërkohë, një zëdhënës i forcave kurdë siriane veprimin e SHBA e konsideroi "thikë pas shpine" për kurdët dhe shtoi:" Në kishim marrë garanci së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejonin asnjë operacion të ushtrisë turke në rajon. Nuk po prisnim që Amerika të na mbronte. Por njerëzit këtu e meritojnë një shpjegim përsa i takon marrëveshjes për mekanizmin e sigurisë, shkatërrimit të fortifikimeve dhe dështimit të SHBA-së për të përmbushur angazhimet e veta".