Me qindra sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa
(last modified Tue, 08 Oct 2019 14:49:49 GMT )
Tetor 08, 2019 16:49 Europe/Tirane
  • Me qindra sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa

Me qindra kolonë sionistë ditën e martë me pretekst të fesave hebreje, kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë.

Qendra palestineze për informim njoftoi se mbi 200 kolonë sionistë me mbështetjen forcave ushtarake sioniste, kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa ndërkohë kur regjimi sionist nuk po lejon myslimanët palestinezë të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa për faljen e namazit.

Uri Areil, ministri ekstremist i bujqësisë së regjimit sionist dhe Jehuda Glik, deputet ekstremist i parlamentit sionist, kanë marrë pjesë në këtë veprim të dhunshëm në përdhosjen e Xhamisë Al-Aksa.

Nga ana tjetër, klubi i të burgosurve palestinezë ka deklaruar se 6 të burgosur palestinezë në burgjet e regjimit sionist kanë hyrë në grevë urie në shenjë protesta kundër arrestimit administrativ.

Sipas këtij burimi, shumica e të burgosurve palestinezë që kanë hyrë në grevë urie, janë të burgosurit të cilët edhe më parë ishin arrestuar dhe burgosur me pretekste të ndryshme.

Vlen të theksohet se numri i të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist që janë burgosur pa kurrfarë akuze është mbi 500 persona.

 

Tags