Kurdët sirianë flasin për bisedime të mundshme me Damaskun
(last modified Tue, 08 Oct 2019 18:54:15 GMT )
Tetor 08, 2019 20:54 Europe/Tirane
  • Kurdët sirianë flasin për bisedime të mundshme me Damaskun

Një zyrtar i lartë kurd tha se forcat kurde që kontrollojnë veriun e Sirisë mund të fillojnë bisedime me Damaskun dhe Rusinë, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se po tërheqin trupat nga zona kurdë në vazhdën e operacionit ushtarak të Ankarasë kundër militantëve kurdë të YPG .

"Nëse Amerika zbraz zonën dhe veçanërisht zonën kufitare për disa, ne si një entitet autonom dhe si SDF, do të detyrohemi të studiojmë të gjitha opsionet e mundshme," i tha të martën Badran Jia Kurd agjensisë së lajmeve Reuters. "Ndërkohë ne mund të zhvillojmë bisedime me Damaskun ose palën ruse për të mbushur boshllëkun ose për të bllokuar sulmin turk, kështu që mund të ketë takime dhe kontakte në rast të një vakuumi," shtoi ai. Një zyrtar i lartë i qeverisë siriane,  tha se Damasku është gati të mirëpresë kurdët e Sirisë përsëri në gjirin e tij, pasi Uashingtoni i la ata të përballen vetëm me kërcënimet ushtarake turke. Ai vuri në dukje se grupet kurde janë "hedhur poshtë" nga Uashingtoni, pasi Presidenti amerikan Donald Trump të hënën i dha Turqisë një dritë jeshile për të vazhduar ofensivën e saj në veri të Sirisë.

 

Tags