Çavushoglu: Do të futemi 30 km në brendësi të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91554-Çavushoglu_do_të_futemi_30_km_në_brendësi_të_sirisë
Ministri i jashtëm i Turqisë njoftoi se forcat turke do të futen në brendësi të territorit të Sirisë deri në thellësinë 30 km.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2019 08:04 Europe/Tirane
  • Çavushoglu: Do të futemi 30 km në brendësi të Sirisë

Ministri i jashtëm i Turqisë njoftoi se forcat turke do të futen në brendësi të territorit të Sirisë deri në thellësinë 30 km.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlud Çavushoglu, tha se Turqia është e vendosur që të garantojë sigurinë e shtetit duke pastruar rajonin nga terroristët. "Që nga fillimi i krizës në Siri, ne kemi mbështetur integritetin territorial të këtij shteti dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim. Ne jemi të vendosur që të sigurojmë mbijetesën dhe sigurinë e shtetit tonë duke pastruar rajonin nga terroristët", deklaroi Çavushoglu. Ai shtoi se Turqia do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në Siri. Që nga viti 2016, operacionet e Turqisë "Dega e Ullirit" dhe "Mburoja e Eufratit" në Sirinë veriperëndimore kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe ISIS-it, duke e bërë të mundur kthimin në shtëpi të sirianëve që kishin ikur nga dhuna.