Forcat ushtarake amerikane nisin të largohen nga Siria drejt Irakut
(last modified Mon, 14 Oct 2019 14:36:41 GMT )
Tetor 14, 2019 16:36 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake amerikane nisin të largohen nga Siria drejt Irakut

Burimet siriane kanë njoftuar për largimin e forcave amerikane nga zona Al-Malekije e Sirisë në drejtim të Irakut.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se 150 forca ushtarake amerikane së bashku me pajisjet e tyre ushtarake nëpërmjet aeroportit Ruhiba në zonën Al-Malekija të Sirisë janë transferuar në Irak.

Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu ka deklaruar se me mbylljen e përfaqësisë së Amerikës në lindje të Sirisë, një ekip diplomatik i Amerikës i cili ishte përgjegjës për koordinimin dhe ruajtjen e stabilitetit në verilindje të Sirisë, është larguar nga kjo zonë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha në të njëjtën ditë se Turqia si duket do t’i zgjerojë sulmet më shumë sesa kishte planifikuar në fillim.

Pas marrëveshjes së qeverisë së Sirisë me forcat kurde, ushtria e Sirisë ka hyrë në qytetin Al-Tabaka dhe ka marrë nën kontroll aeroportin ushtarak të këtij qyteti dhe qytezën Isa dhe disa zona të tjera në pjesën veriore të provincës Raka si dhe qytetin Tel Tamar në provincën Hasake.

 

Tags