Populli sirianë mirëpret hyrjen e ushtrisë së Sirisë në Tel Tamar
(last modified Mon, 14 Oct 2019 14:52:22 GMT )
Tetor 14, 2019 16:52 Europe/Tirane
  • Populli sirianë mirëpret hyrjen e ushtrisë së Sirisë në Tel Tamar

Forcat e ushtrisë siriane të dielën në mbrëmje me një mirëpritje të gjerë të banorëve, kanë hyrë në qytezën Tel Tamar në provincën Hasake.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se vendosja e ushtrisë së Sirisë në qytezën Tel Tamar dhe në qytet Al-Darbasija dhe Ra'sul-Ajn në veri të provincës Hasake është bërë me qëllim të përballjes me agresionit ushtarak të Turqisë.

Burimet e afërta me forcat kurde të Sirisë të cilat janë në qytetin Kamishli në provincën Hasake, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Sputnik, kanë arritur marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe në bazë të kësaj marrëveshje është caktuar që forcat kurde të jenë nën koordinim e plotë me qeverinë siriane në të gjitha zonat që kontrollohen nga militantët kurd të grupit të ashtuquajtur "Forcat Demokratike të Sirisë".

Nga ana tjetër, një grup i forcave të ushtrisë së Sirisë ka hyrë në qytetin Al-Tabake dhe pasta ka marrë nën kontroll aeroportin ushtarak të këtij qyteti.

 

Tags