Iluzionet e Erdoganit për Sirinë do të përfundojnë keq
(last modified Mon, 14 Oct 2019 20:55:59 GMT )
Tetor 14, 2019 22:55 Europe/Tirane
  • Iluzionet e Erdoganit për Sirinë do të përfundojnë keq

Turqia është një rrezik për vendin e saj fqinj Sirinë, tha një gjeneral i lartë në pension i ushtrisë Siriane në intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim News.

Ofensiva turke është një veprim okupimi që synon infiltrimin në thellësi të territorit sirian. Turqia dëshiron të dëbojë milicinë kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), të cilën e përshkruan si "terroriste", dhe të krijojë një "zonë sigurie" 32 km thellë në zonat kufitare për të ndarë kufirin e saj nga zonat e kontrolluara nga YPG. "Që nga viti 2011, një pjesë e Sirisë ka qenë nën okupimin turk. Për Damaskun, ndërhyrja e sotme është një veprim në nivelin më të lartë në kontekstin e një agresioni të madh. Forcat turke dhe ndihmësit e tyre nga UÇS filluan ofensivën kundër Sirisë veriore. Ankaraja pastaj ribashkoi fraksionet e saj aleate - al-Nusra, al-Kaida dhe grupe të tjera terroriste - nën flamurin e Frontit Nacionalçlirimtar në Provincën Idlib ", tha Muhamed Abas, një ekspert ushtarak dhe ish-gjeneral i lartë i ushtrisë siriane. Gazetari i Tasnim News e pyeti: A mund të lejojë qeveria Siriane një agresion të territorit të saj nga ushtria turke dhe nga grupet terroriste? "Jo", tha zoti Abas me vendosmëri, duke shtuar se Siria nuk do ta pranojë kurrë pushtimin e qeverisë së Ankarasë. "Ne po përballemi me terrorizmin e Turqisë në Idlib, në veri të Sirisë. Dhe tani ne po luftojmë kundër pushtimit të rajonit të Xhazira në veri-lindje të vendit, "tha ai. Një çështje tjetër për Sirinë, sipas ekspertit ushtarak, është përballja me Forcat Demokratike Siriane (SDF), një milici e financuar nga SHBA që valëvit flamujt e SHBA dhe Izraelit. Tani e tutje, nëse forcat siriane lëvizin drejt zonave veri-lindore të Sirisë, Ras al-Ain, Tel Abiad dhe Kobani, qytete kufitare me Turqinë, ato do të përballen me SDF. Kështu, Ankaraja dhe Uashingtoni do të arrijnë objektivin strategjik të ofensivës së tyre, domethënë një konfrontim midis ushtrisë siriane dhe SDF, tha z. Abas. Nga njëra anë, është SDF që lejojnë forcat turke të hyjnë në territorin sirian dhe nga ana tjetër, ato parandalojnë ndërhyrjen e forcave siriane. "Turqia ka mobilizuar disa brigada për të hyrë në brendësi të Sirisë. Nga ana tjetër, forcat siriane nuk janë të mjaftueshme. Në Hasaka, Kamishli, Deir ez-Zor dhe Ain Isa në veri të Rakas, forcat siriane nuk janë aq të shumta sa të përballen me trupat turke. Ato përbëhen vetëm nga disa brigada, dhe janë shumë të pakta kundër forcave turke. Unë insistoj se Siria ka mjetet për të mbrojtur veten e saj, ajo është në një koordinim të përsosur me aleatët e saj, pikërisht Iranin dhe Rusinë. Forca e saj e rezistencës qëndron në Forcat e saj të Mbrojtjes Kombëtare ", tha eksperti sirian. Në lidhje me kthimin e refugjatëve sirianë që banojnë në Turqi në veri të Sirisë, ai tha se zyrtarët turq u kishin premtuar atyre ndërtimin e qyteteve, fshatrave, universiteteve dhe institucioneve, mbi modelin institucional të Sirisë. Erdogan u premtoi atyre që do të ndjekë këtë model, por kjo është një metodë për t'i bërë ata të pranojnë okupimin. Por Erdogan nuk do të arrijë kurrë këtë qëllim, sepse rindërtimi i Sirisë duhet të jetë pjesë e një procesi të stabilizimit të situatës. "Ju duhet të imagjinoni situatën aktuale," shtoi ai. Si mund t'i detyrojë sirianët të largohen nga Kamishli, Tel Abiad dhe qytete të tjera të Hasakes? Si mund t'i dëbojmë njerëzit nga qytetet e tyre dhe t'u themi të tjerëve që të vijnë e të jetojnë atje pa protestuar ndaj këtij vendimi? Erdogan ka iluzione që do të përfundojnë me kthimin në arkivole të forcave të tij të armatosura. " Lidhur me pozicionin e Rusisë, ai tha se "deri më tani, Rusia ka adoptuar një qëndrim të qetë ndaj ngjarjeve dhe është duke pritur që të përcaktohet statusi përfundimtar i agresionit turk. Rusia u përpoq të përmbajë pozicionin e Turqisë gjatë fazave të para të luftës, por në përgjigje të këtij evolucioni të rrezikshëm të konfliktit, Rusia tha se e kuptonte veprimin e Turqisë në Siri. "ISIS dhe SDF janë të lidhur me CIA-n dhe unë mendoj se ashtu si Shtetet e Bashkuara, Turqia do të investojë në këto grupe," tha Muhamed Abas.

 

Tags