Erdogan: Do të vazhdojmë inkursionin derisa kurdët të dorëzohen
(last modified Wed, 16 Oct 2019 19:53:33 GMT )
Tetor 16, 2019 21:53 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do të vazhdojmë inkursionin derisa kurdët të dorëzohen

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka premtuar se do të vazhdojë ofensivën në Siri deri sa misioni i tij për të krijuar një “zonë të sigurt” të përfundojë.


Presidenti turk tha se nuk luftojnë kundër popullit të Sirisë, por luftojnë së bashku me popullin sirian kundër mizorëve terroristë. Ai shtoi se në operacionin kundër-terrorist ushtria turke nuk shënjestroi kishat as edhe kur terroristët i përdorin ato si fole snajperësh. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se këto akte janë kundër natyrës së kombit të tij. “Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ‘masakër civile’ janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë”, theksoi Erdogan. Në fakt, theksoi presidenti Erdogan, ”është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla”.“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja vonë në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull”, tha Erdogan. “Nëse doni të shihni masakra civile, shikoni Qipron para ndërhyrjes së Turqisë, shikoni Palestinën pikërisht nën hundën tuaj, ku myslimanët vriten qëllimisht nëpër rrugë”, shtoi ai. Erdogan theksoi se vendi i tij dëshiron t’ua kthejë territoret e Sirisë miliona sirianëve që jetojnë në Turqi. Forcat turke nisën një operacion për spastrimin e luftëtarëve kurdë nga Siria e veriut, javën e shkuar, pasi trupat amerikane u tërhoqën nga rajoni. Qeveria turke i konsideron milicitë kurde, si grup terrorist. Erdogan, tha ndërkohë se ai nuk do mbajë bisedime direkte me zëvendës presidentin amerikan, kur ai të mbërrijë në Turqi. Presidenti turk tha se Mike Pence dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, do të bisedojnë vetëm me homologët e tyre dhe jo me të, të enjten. Kur të vijë këtu Trump unë do të bisedoj me të. Zëvendëspresidenti Pence dhe sekretari i shtetit do të takohen me homologët e tyre. Turqia nisi ofensivën në Sirinë e veriut sepse beson se milicitë dominuese në forcat demokratike siriane, janë një degëzim i një grupi të ndaluar në vend. Forcat demokratike siriane bënë të ditur se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane për ndihmë, për të përballuar sulmin turk. Por, Erdogan, i kërkoi të mërkurën atyre që i quajti organizata terroriste në Sirinë veriore, të dorëzojnë armët në mënyrë që ti japin fund operacionit ushtarak turk. Oferta jonë është që menjëherë, terroristët të dorëzojnë armët, pajisjet dhe gjithçka tjetër, të shkatërrojnë kurthet e tyre dhe të largohen nga zona e sigurt që ne kemi përcaktuar. Ai po ashtu, refuzoi apelet e liderëve të huaj për të nisur negociata me grupin. Erdogan tha se Turqia nuk do të ndalë operacionet deri sa kurdët të tërhiqen dhe se vendi nuk trembet nga sanksionet. Sipas Kremlinit, Erdogan ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, me këtë të fundit që ka bërë të ditur se nuk do të lejojë përleshje mes forcave turke dhe siriane.

 

Tags