Ushtria siriane futet në Ein-Arab( Kubani)
(last modified Thu, 17 Oct 2019 06:05:58 GMT )
Tetor 17, 2019 08:05 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane futet në Ein-Arab( Kubani)

Ushtria siriane sot është futur në qytetin Ein-Araba pjesë e provincës Alepo.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës ushtria siriane në bazë të akordit të mëparshëm të arritur me kurdët e Sirisë, është futur në qytetin Kubani, pjesë e provincës Alepo. Përpara sulmit të ushtrisë turke në zonat verilindore të Sirisë, qytetin Kubani mbahej i kontrolluar nga forcat demokratike kurde, të cilët e mbronin këtë qytet përballë sulmeve të Turqisë. Në bazë të akordit të arritur mes qeverisë siriane dhe kurdëve ushtria siriane do të marrë në dorë ruajtën e sigurisë së të gjitha kufijve në veri të vendit. Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Tags