Amnisti International akuzon Turqinë për kryerjen e krimeve të luftës
Organizata Amnisty International ka akuzuar forcat e Turqisë dhe të grupeve terroriste të mbështetura nga Turqia për kryerjen e krimeve të luftës gjatë operacionit kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.
Gazeta “Ra’jul-Jeum” ka shkruar se Organizata Amnisty International në një raport të saj ka deklaruar se forcat e Turqisë dhe koalicionit i grupeve të armatosura të mbështetura nga Turqia nuk i kushtojnë kurrfarë vëmendje jetës së civilëve dhe me operacionet e veta janë bërë shkak për vrasjen dhe plagosjen e shumë civilëve dhe në këtë mënyrë kanë kryer krime lufte.
Ankaraja akoma nuk ka reaguar ndaj këtij raporti. Turqia të enjten ka rënë dakord me planin e armëpushimit pesëditore të propozuar nga Amerika. Turqia pretendon se ka marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e dëmtimit të civilëve, mirëpo vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri kanë deklaruar se 72 civilë sirianë janë vrarë duke u qëlluar me plumba nga forcat e Turqisë dhe të grupeve që mbështeten nga Turqia.
Amnisty International ka biseduar me 17 persona duke përfshijë edhe punonjës të shëndetësisë dhe ekipeve emergjente dhe ka kryer hetime në lidhje me videot e publikuara dhe raportet e tjera mjekësore në lidhje me këto krime. Kjo organizatë ka deklaruar: “Informacionet e mbledhura janë dëshmi të besueshme në lidhje me sulmet që janë kryer kundër vendbanimeve civile si shtëpive dhe shkollave. Këto janë dëshmi që dëshmojnë krime të tjera, përveç vrasjes së zonjës Hevrin Khalaf, politikane turke që u vra nga grupi Ahrar Al-Sharghija.