Dita e nesërme, Arbaini Husejnit, tubimi më i madh në botë
(last modified Fri, 18 Oct 2019 19:38:04 GMT )
Tetor 18, 2019 21:38 Europe/Tirane
  • Dita e nesërme, Arbaini Husejnit, tubimi më i madh në botë

Dita e nesërme (e shtunë) data 20 e muajit safar të vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 19 tetor 2019, është Arbaini (të dyzetat) e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe të shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelasë.

Me këtë rast me miliona njerëz myslimanë dhe jomyslimanë nga anë e mbanë bota, disa ditë para ditës së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) shkojnë në Irak dhe kalojnë në këmbë rrugën 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela. Miliona pelegrinë, përfshirë një numër rekord iranianësh, janë mbledhur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak për të përkujtuar Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit, Imami i tretë e myslimanëve shi'itë të botës. Në mesin e pelegrinëve, të cilët zakonisht numërohen në 20 milion nga e gjithë bota çdo vit, shumë mbërrijnë në Qerbela pasi udhëtojnë rreth 80 kilometra në këmbë nga qyteti i shenjtë i Naxhafit në një gjest simbolik për të nderuar kujtimin e Imam Huseinit. Pelegrinët janë përballur me mikpritjen bujare të popullit Irakian, i cili u siguron atyre ushqim, ujë, transport dhe akomodim të nevojshëm për udhëtimin. Shumë vëzhgues kanë theksuar se pavarësisht se Arbaini është tubimi  më i madh paqësor në botë, ky event nuk ka pasur vëmendje të konsiderueshme nga media kryesore, të cilat preferojnë të heshtin. Duke pasur parasysh numrin e madh të iranianëve që marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, Arbaini është shndërruar në një simbol të unitetit midis popullit irakian dhe iranian, të cilët nderojnë thellësisht Imam Huseinin (a.s).

 

Tags