16 mijë persona shpërngulen pas sulmit të Turqisë në Siri
(last modified Sat, 19 Oct 2019 06:10:47 GMT )
Tetor 19, 2019 08:10 Europe/Tirane
  • 16 mijë persona shpërngulen pas sulmit të Turqisë në Siri

OKB ka njoftuar se 16 mijë persona janë shpërngulur kohët e fundit për shkak të sulmit të Turqisë në veri të Sirisë.

Stefan Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ditën e premte njoftoi se sipas raporteve të deritanishme 16 mijë e 200 persona janë larguar nga qyteti Alepo dhe Manbixh. Dujarric lidhur me situatën e anëtarëve të grupit terrorist ISIS në kampet në verilindje të Sirisë ka thënë se aktualisht mes vendeve të botës po diskutohet çështja e kthimit të shtetasve të tyre që kanë qenë pjesëtarë të ISIS dhe dënimin e drejtë të tyre. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Tags