Një dron izraelit rrëzohet në jug të Libanit
Mediat libaneze kanë njoftuar për rrëzimin e një droni spiunazh të regjimit sionist në kufirin jugor të Libanit.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se sot (të mërkurën) në mëngjes është rrëzuar një dron spiunazh i regjimit sionist në jug të Libanit.
Ky dron i regjimit sionist është rrëzuar në rajonin Bavabe Fatima. Ky rajon është ish-korridori kufitar mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar në afërsi të fshatit Kefer Kala i cili është i mbyllur që nga koha e ikjes së ushtrisë sioniste nga pjesa jugore e Libanit në vitin 2000 dhe është shndërruar në një vend për organizimin e protestave anti-izraelite.
Sipas mediave libaneze, ky dron sioniste është rrëzuar me një pushkë gjueti nga një qytetar libanez.