Anulimi i sanksioneve amerikane kundër Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91913-anulimi_i_sanksioneve_amerikane_kundër_turqisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë të vendosura pas nisjes së operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2019 05:35 Europe/Tirane
  • Anulimi i sanksioneve amerikane kundër Turqisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë të vendosura pas nisjes së operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.

"Kam urdhëruar Departamentin e Thesarit për heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë të vendosura më 14 tetor", tha Trump duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me pauzimin e operacionit antiterrorist të Turqisë. Trump tha se armëpushimi në kufirin Siri-Turqi është duke u ruajtur dhe është duke u bërë permanent. "Zona e sigurt prej 20 miljesh (rreth 32 kilometra) është formuar", deklaroi presidenti amerikan. Pas deklaratës së Trump-it, Departamenti i Thesarit njoftoi se zyrtarisht të gjitha sanksionet janë hequr. Ndryshe, më 14 tetor, Trump vendosi sanksione ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, si dhe ndaj ministrave përkatës Hulusi Akar dhe Fatih Dönmez, si dhe ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu. Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. Më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në mënyrë që të mundësohet tërheqja e elementëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.