Aministy International: Refugjatët sirianë detyrohen të kthehen në Siri
(last modified Fri, 25 Oct 2019 13:05:06 GMT )
Tetor 25, 2019 15:05 Europe/Tirane
  • Aministy International: Refugjatët sirianë detyrohen të kthehen në Siri

Organizata Amnisty International në një raport të saj ka shkruar refugjatët sirianë me pëlqimin e vetë nuk po kthehen në rajonet e pjesës veriore të Sirisë që është paraparë të jetë një zonë e sigurt, por po detyrohen.

Kanali informativ Russia Today njoftoi se Organizata Amnisty International të premten në një raport të saj, ka deklaruar se Turqia po i detyron refugjatët sirianë që të kthehen në zonën e sigurisë.  

Në raportin e Organizatës Amnisty International thuhet: “Duke marrë parasysh se zona e sigurisë akoma nuk është krijuar në mënyrë të plotë, shumë prej refugjatëve sirianë nuk po pranojnë të shkojnë në këtë zonë dhe këta refugjatë kanë deklaruar se policia e Turqisë i ka kërcënuar dhe detyruar ata që të nënshkruajnë dokumente të cilat tregojnë se ata dëshirojnë vetë të kthehen në Siri”.

Aministy International në vazhdim ka theksuar: “Autoritetet e Sirisë duhet të japin siguri që secilin person që ta largojnë nga vendi i tyre, ai duhet të ketë mundësi të kthehet në Turqi në siguri të plotë”.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian dhe në përgjithësi Bashkësia Ndërkombëtare në vend të dëbimit të refugjatëve, duhet të ushtrojë presion mbi Turqinë në mënyrë që ky shtet të zbatojë zotimet e veta.

 

Tags