Ndalohet transmetimi i kanaleve amerikane dhe saudite në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91989-ndalohet_transmetimi_i_kanaleve_amerikane_dhe_saudite_në_irak
Qeveria irakiane ka ndaluar transmetimin e kanaleve televizive Arabia dhe Hadith në Irak dhe rrjetin në gjuhën arabe Hurra dhe radion Sawa që transmetojnë nga Amerika. ndalimi i transmetimit të këtyre kanaleve është bërë për shkak të shkeljes së ligjeve të Irakut lidhur me mënyrën se si ata përballen me çështjet aktuale në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2019 03:49 Europe/Tirane
  • Ndalohet transmetimi i kanaleve amerikane dhe saudite në Irak

Qeveria irakiane ka ndaluar transmetimin e kanaleve televizive Arabia dhe Hadith në Irak dhe rrjetin në gjuhën arabe Hurra dhe radion Sawa që transmetojnë nga Amerika. ndalimi i transmetimit të këtyre kanaleve është bërë për shkak të shkeljes së ligjeve të Irakut lidhur me mënyrën se si ata përballen me çështjet aktuale në Irak.

Agjencia monitoruese e mediave në Irak ka mbyllur dhe konfiskuar zyrën e kanalit Hurra në Irak. Kanalet televizive amerikane dhe saudite në Irak, janë mbyllur për shkak të mënyrës tendencioze të mbulimit të zhvillimeve dhe protestave në Irak. Disa muaj më parë Iraku ka mbyllur për tre muaj aktivitetin e kanalit Hurra për shkak të ofendimit të organeve dhe klerikëve fetarë në Irak si ata shiitë ashtu edhe ata sunitë. Në atë kohë ky kanal u mbyll për një periudhë 3 mujore, por ai u hap përsëri për faljes zyrtare që kërkoi kanali në fjalë. Televizioni në gjuhën arabe Hurra është hapur në vitin 2004 me shpenzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Disa provinca të Irakut kohët e fundit janë bërë arenë e protestave kundër mungesës së mirëqenies dhe shërbimeve publike, papunësisë dhe korrupsionit administrativ në Irak. Protestat kanë përshkallëzuar në dhunë duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra protestues. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, ka dhënë urdhër për ndalimin e qarkullimit dhe përqendrimin e njerëzve nëpër sheshet kryesore të qyteteve sidomos të kryeqytetit Bagdad.