Të mërkurën fillon punimet komiteti për hartimin e Kushtetutës së Sirisë
Burimet informative të Sirisë ka deklaruar se takimet e para të komitetit për hartimin e Kushtetutës së Sirisë do të fillojnë ditën e mërkurë më 30 tetor.
Gazeta siriane “Al-Vatan” njoftoi se sipas deklaratës së publikuar nga i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, tre delegacione pjesëmarrëse në komitetin e Kushtetutës së Sirisë që nga dita e hënë do të shkojnë në Gjenevë dhe ky komitet do të fillojë punimet ditën e mërkurë.
Gazeta “Al-Vatan” ka shkruar se tre delegacionet e mbështetura nga qeveria, nga opozitarët dhe nga shoqëria civile deri të shtunën e ardhshme do të qëndrojnë në tre hotele të ndara në Gjenevë. Pastaj i dërguari special i OKB do të kërkojë nga komitetet më të vogla të përbëra nga 15 anëtarë të qëndrojnë në Gjenevë edhe për një javë tjetër.
Sipas kësaj gazete, data e fillimit të punimeve të këtij komiteti është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për mos pjesëmarrje të asnjë delegacioni jo zyrtar të Sirisë në mbledhje, pas sigurimit se organizimi i takimeve mes palëve siriane do të bëhet pa ndërhyrjen e jashtme dhe çështjet do të administrohen vetëm nga përfaqësuesi special i OKB.