Erdogan: Turqia nuk synon plaçkitjen e naftës së Sirisë
Rexhept Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, duke deklaruar se Turqia është i vetmi vend i cili në krizën e Sirisë nuk synon ushtrimin e ndikimit apo plaçkitjen e naftës së Sirisë, ka theksuar: "Ne në Siri synojmë humanizmin dhe marrëdhëniet vëllazërore".
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fjalimin e tij të martën në mbrëmje në ceremoninë e 96 vjetorit të pavarësisë së Turqisë në Ankara, deklaroi: "Në dy javët e kaluara edhe një herë u bë e qartë se përveç Turqisë, qëllimi kryesor i vendeve të interesuara për çështjen e Sirisë është zotërimi i burimeve naftore të këtij vendi thuajse një pikë naftë është më e çmuar se një pikë gjak".
Erdogan pretendoi: "Mirëpo ne në çdo vend që vendosim këmbën, kemi vëmendje vetëm në zemrat e njerëzve dhe jo në pasuritë e tyre".
Erdogan në lidhje me marrëveshjen e këtij vendi me Amerikën dhe Rusinë, deklaroi: "Marrëveshje e 120 orëve me Amerikën dhe e 150 orëve me Rusinë ka përfunduar dhe të mërkurën do të zhvillojmë takime".
Erdogan në lidhje me zonën e sigurisë në Siri, shtoi: "Rusia i ka informuar autoritetet tona përkatëse që terroristët janë larguar tërësisht nga zona e sigurisë".
Erdogan shtoi: "Gati asnjë prej liderëve perëndimor gjatë operacionit "Burimi i Paqes" nuk kanë shprehur shqetësime për vrasjen e 20 personave dhe për plagosjen e 184 personave të tjerë nga sulmet e terroristëve dhe nuk kanë bërë kurrfarë përpjekje për të parandaluar 700 sulme kundër përfaqësive tona jashtë vendit dhe operacioni ushtarak "Burimi i Paqes" ka treguar edhe një herë se shtetet perëndimore kanë qasje të dyanshme në luftën kundër terrorizmit".